Parlamenti Evropian kërkon që të gjitha vendet e BE-së të njohin Kosovën
in dw-world.de; 05.02.2009
Parlamenti Evropian ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së. Ato vende që nuk e kanë bërë ende duhet ta bëjnë, kërkoi Parlamenti Evropian të enjten në Strazburg, në një rezolutë të mbështetur me diferencë të ngushtë votash. Pesë nga 27 vendet anëtare të BE-së, nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur një vit më parë. Ato janë Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja. Sfondi i mosnjohjes prej tyre, ka të bëjë me drojën se pakicat e veta kombëtare mund të marrin shembullin e Kosovës dhe të ndahen nga vendi mëmë.
Kosova është e pavarur, pavarësisht "nëse ne duam apo jo", tha deputeti i Të gjelbërve hollandezë, Joost Lagendijk. Edhe Serbia duhet ta kuptojë këtë dhe të bashkëpunojë më mirë me BE-në, se sa të merret me "revizionimin e historisë". Ky zhvillim nuk mund të kthehet mbrapsht, tha deputeti i kristiansocialëve gjermanë, Bernd Posselt. Deputeti gjerman i Partisë së Majtë, Tobias Pflüger kritikoi njohjen e Kosovës, duke e quajtur atë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ky rast "precedent fatal", sipas tij është imituar ndërkohë nga provincat gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe Abkazisë.

Tobias Pflüger - 2009/02/09 11:03

Trackback URL:
https://tobiaspflueger.twoday.net/stories/5503257/modTrackback